Papa Françesku kërkon ndihmë për migrantët, anulon lutjet për shkak të pandemisë

Papa Françesku u bëri thirrje autoriteteve në mbarë botën që të bëjnë më shumë për të ndihmuar migrantët dhe refugjatët.

Duke i drejtuar fjalët e tij qeverive të gjithë botës, papa Françesku tha në sheshin ”Shën Pjetër” se ishte shumë i prekur nga vdekjet e raportuara në La Mansh, në kufirin polako-bjellorus dhe në Mesdhe.

Papa Françesku planifikon të udhëtojë në Qipro dhe më pas në Greqi në një udhëtim që do të nisë të enjten, gjatë të cilit ai gjithashtu shpreson të takohet me refugjatët.

Mes numrit në rritje të rasteve, ai anuloi një lutje publike që do të mbahej në qendër të qytetit të Romës për festën e Ngjizjes së Papërlyeme, më 8 dhjetor. Papa Françesku anuloi lutjen për të parandaluar turmat dhe rrezikun e përhapjes së Covid-19. /atsh