Parlamenti izraelit të enjten voton qeverinë e re të Netanyahut

Parlamenti izraelit (Knesset) të enjten do të votojë për qeverinë e re të kryesuar nga Benjamin Netanyahu, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Jerusalem Post tha se Netanyahu u ka dërguar mesazh anëtarëve të qeverisë së tij të koalicionit se një seancë speciale e Knesset-it do të mbahet të enjten për votëbesim.

Javën e kaluar, Netanyahu, ish-kryeministër, tha se ka përfunduar formimin e qeverisë së tij të ardhshme me aleatët e tij në kampin e krahut të djathtë.

Netanyahu dhe koalicioni i tij fituan shumicën e vendeve në Knesset në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar.

Netanyahu, 73 vjeç, shërbeu si kryeministër nga viti 1996 në 1999, dhe më pas për 12 vjet rresht, nga 2009 në 2021.