Pas 200 orësh shpëtohen katër persona nga rrënojat në Turqi

Katër persona të tjerë janë shpëtuar gati 200 orë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, por shpresat po shuhen për gjetjen e më shumë të mbijetuarve nga rrënojat e asaj që OBSH-ja e ka quajtur katastrofën më të madhe natyrore në 100 vjet.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në 38,000 të martën, me 31,974 vetëm në Turqi.

Muhammed Cafer, 18 vjeç, u nxor nga rrënojat në Kahramanmaras dhe mund të shihej teksa lëvizte gishtat, pak pasi Muhammed Yeninar, 17 vjeç, dhe vëllai i tij Baki, 21 vjeç, u gjetën të gjallë në një pjesë tjetër të rajonit turk, raportoi The Guardian.

Po ashtu, u raportua se një burrë u nxor i gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në Hatay 203 orë pas tërmetit.

Nënsekretari i OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se fazës së shpëtimit “po i vjen fundi”, me fokusin tani që kthehet te strehimi dhe ushqimi.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ka thënë se ekipet e shpëtimit po përballen me “katastrofën më të rëndë natyrore në rajon në një shekull”, duke shtuar se rimëkëmbja do të kërkojë “përpjekje fenomenale”. /koha