Pas SHBA-së dhe BE-së, edhe Britania ndalon punonjësit të qeveritarë të përdorin Tiktok

Ministri i Brendshëm Tom Tugendhat u ka kërkuar ekspertëve të qeverisë për sigurinë kibernetike të shikojnë rreziqet e paraqitura nga TikTok.

Qeveria e Britanisë po përgatitet të ndalojë punonjësit e qeverisë që të shkarkojnë aplikacionin TikTok në celularët e tyre për arsye sigurie.

Aplikacioni, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se ka lejuar autoritetet kineze të kenë akses në të dhënat e përdoruesve nga e gjithë bota. TikTok e mohon këtë akuzë.

Shtëpia e Bardhë pas ndalimit për punonjësit federalë, së fundmi i ka vendosur një ultimatum aplikacionit: nëse TikTok mbetet në pronësi të ByteDance të Kinës, ai do të ndalohet në SHBA.