Pavarësisht “përleshjeve verbale”, gjermanët nuk i ndahen pushimeve në Turqi

“Përpjekjet për grusht shteti, kërcënime terroriste dhe vazhdimisht përleshje verbale mes përfaqësuesve të qeverisë gjermane dhe asaj turke”, por, kush dëshiron të shkojë në Turqi në këto rrethana, pyet “Deutsche Welle” ne nje artikull te sotem.

Përgjigja është befasuese: Shumë gjerman! Ministria turke e Kulturës dhe e Turizmit prezantoi së fundi të dhënat për pranverën, ku deklarohet se në prill te ketij viti kishte pasur për herë të parë që nga viti 2015 më shumë turistë. Sipas po te njejtit raport, në krahasim me fillimin e vitit, numri i turistëve është rritur me gati 20 për qind.

Shumë hotele kanë investuar shumë në këtë drejtim dhe shteti e ka zgjeruar shumë infrastrukturën turistike dhe atë rrugore. Turizmi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë turke. Ai sjell rreth 13% të prodhimit bruto të vendit.

Ruset dhe gjermanët përbëjnë shumicën e turistëve në Turqi. Sipas Shoqatës gjermane të Turizmit, janë sidomos familjet që preferojnë ofertat “all-inclusive” në bregdetin turk. /MESAZHI/