PE 25 milionë euro për menaxhimin e kufijve gjatë krizës migratore bjelloruse

Hapet drita jeshile nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së për buxhetin e përbashkët për vitin 2022 dhe për propozimin e bërë ditët e fundit nga Komisioni Evropian për rritjen e Fondit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBMF) dhe ndarjen e 25 milionë eurove për krizën e migracionit në kufijtë me Bjellorusinë.

Në tërësi institucionet kanë përcaktuar zotimet totale vjetore buxhetore për vitin e ardhshëm në 169,5 milionë euro dhe pagesat në 170,6 milionë euro.

Për Fondin e Azilit janë ndarë 1,1 miliardë euro, ndërsa IBMF do të ketë gjithsej 809,3 milionë euro. /rel