Pejgamberi ﷺ shembull i gëzimit dhe lumturisë për të tjerët

Hoxhë Halil Avdulli

Disa njerëz e mendojnë fenë si një fytyrë të ngrysur, ball të rrudhur, një ndjenjë frike të pandërprerë, pa buzëqeshje e pa gëzim.

Ka madje disa prej tyre qe janë të specializuar për të nxjerrë vetëm mërzi:

në çdo festë kërkojnë anën që prish qetësinë dhe rëndon shpirtin.

Por a ishte i Dërguari i Allahut ﷺ i tillë?

Pejgamberi jetoi gjithnjë duke u përpjekur në rrugën e fesë, ndërsa sprovat e shoqërisë muslimane nuk pushonin: vdekje të të dashurve, uri, varfëri, dhimbje e njerëz që nuk gjenin as ushqim.

Megjithatë, përballë gjithë këtyre fatkeqësive,

ai gjeti hapësirë për gëzimet e Bajramit,

për festën e martesave,

për lindjen e fëmijëve e për momentet e gëzimit që i jepnin shoqërisë muslimane dritë e lehtësim.

“Pejgamberi ﷺ hyri në shtëpi, ditë bajrami, dy vajza të vogla po këndonin këngë.

Ai u shtri dhe ktheu fytyrën nga ana tjetër. Pastaj, Abu Bekri hyri dhe tha me zë të lartë: ‘Instrumente muzikore të djallit në shtëpinë e Pejgamberit ﷺ!’ Pejgamberi ﷺ e ktheu fytyrën dhe i tha:

Lërini, çdo popull ka festën e vet, dhe kjo është festa jonë.’”

Ai nuk deshi që shoqëria e tij të jetoi vetëm me dhimbje, trishtim dhe frikë!

Përkundrazi, ai u lejoi njerëzve të gëzohen, të këndojnë, të festojnë, të bëjnë aheng, të gëzohen fëmijët e gratë, edhe në mes të vështirësive.

Ai nuk tha kurrë: “Jeta është vetëm zi, nuk ka vend për gëzim apo për martesë e festa”.

I Dërguari ﷺ dëshironte që muslimani të jetonte një jetë të bukur dhe të ekuilibruar: të ishte i vetëdijshëm se sprovat janë të shumta, por edhe se shpirti ka nevojë për lehtësim, për buzëqeshje dhe çaste hareje, pavarësisht rrethanave.

Kështu ishte jeta e Muhamedit: as i ngrysur, as me ball të ashpër, por buzëqeshës, i hapur, shoqërues me sahabët, që bënte shaka me ta dhe i lejonte të argëtoheshin.

Prandaj shembulli i tij mbetet burim gëzimi dhe buzëqeshjeje. Ai tregoi se jeta e besimtarit nuk është as trishtim i vazhdueshëm, as ankth për ahiretin, por një ekuilibër i madh

mes shpresës dhe frikës,

mes seriozitetit dhe gëzimit.

Ashtu siç njeriu ka nevojë për përpjekje e qëndresë përballë vështirësive, ai ka po aq nevojë për gëzim e për buzëqeshje brenda jetës së tij.

Këtë harmoni të plotë e gjejmë në jetën e Muhamedit ﷺ.

Fenë, predikojeni me buzëqeshje!

Nuk është feja re e zezë, as fatkeqësi. Është shpallje e Zoti të Madhërishem të ju sjell kënaqësi, qetësi, dhe siguri zemrave dhe shpirtrave të njerëzve..

Kjo fe buzëqeshjen e bëri adhurim që të shpërblehemi për të.

“Buzqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është sadaka”, në këtë mënyrë kushdo që bënë fytyrën e vrenjtur, të mrrolur e të zymtë le ta dij se ai është në kundërshtim me fenë e tij.

Le të praktikojmë të gjithë këtë vlerë, ashtu që të kemi fytyra të ndritshme, krenare dhe shpresëdhënse, jo vetëm në botën tjetër por edhe në jetën kësaj bote.

Kjo fe buzëqeshjen e bëri adhurim që të shpërblehemi për të.

“Buzqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është sadaka”, në këtë mënyrë kushdo që bënë fytyrën e vrenjtur, të mrrolur e të zymtë le ta dij se ai është në kundërshtim me fenë e tij.

Le të praktikojmë të gjithë këtë vlerë, ashtu që të kemi fytyra të ndritshme, krenare dhe shpresëdhënse, jo vetëm në botën tjetër por edhe në jetën kësaj bote.

Hoxhë Halil Avdulli