“Për sa kohë jam President, nuk lejoj hyrjen e vendeve që mbështesin terrorizmin në NATO”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se bisedimet e zhvilluara në Turqi për kandidaturën e Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk ishin në nivelin e pritur.

Erdogan gjatë kthimit nga vizita e tij në Azerbajxhan, bëri vlerësime për gazetarët në avion dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

“Ata kanë pritshmëri, por nuk marrin hapat e duhur në lidhje me Turqinë, dhe gjatë procesit të këtyre negociatave, veçanërisht Suedia po i shëtit terroristët nëpër rrugët e Stokholmit dhe i mban të sigurt me policinë e saj. Madje, në mbrëmjen e ditës që mbajtën takimin, vazhduan qëndrimet dhe qasjet e tyre negative për çështjen e F16, pasi kanë bërë lloj-lloj gabimesh duke i dhënë mundësi të flasë terroristit të quajtur Salih Muslim në televizionin shtetëror suedez.

Ata nuk janë të sinqertë, nuk janë të drejtë. Nuk mund të përsërisim gabimin e bërë në të kaluarën në lidhje me vendet që përqafojnë dhe ushqejnë terroristë të tillë në NATO, e cila është një organizatë e sigurisë. Çfarë ishte ajo? Në veçanti, Greqia ishte larguar nga NATO në të kaluarën dhe administrata turke e asaj kohe i hapi rrugën Greqisë për t’u anëtarësuar sërish në NATO. Greqia thoshte të njëjtat gjëra, duke thënë se asgjë nuk do të ndodhte. Shikoni, për momentin Greqia i ka pak a shumë 400 miliardë euro borxh Evropës. Janë 5+4 dmth 9, SHBA-ja aktualisht ka baza në Greqi. Pra, kundër kujt po krijohen këto baza, pse janë këto baza?

“Ja çfarë thonë ata: “Janë kundër Rusisë…” Gënjeshtra… Ata nuk janë të sinqertë. Përballë gjithë kësaj, qëndrimi i tyre ndaj Turqisë është i qartë. Ditë më parë Miçotaqis foli në Amerikë, ku u hapën dyert e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. A e duartrokitën në këtë fjalim? Ata duartrokitën. A janë sjellë sërish F16 në rend të ditës në të gjitha këto ngjarje? Po. Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne nuk mund të themi “po” për hyrjen e vendeve që mbështesin terrorizmin në NATO”, Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Duke rikujtuar se ka njoftuar gjithashtu se kanë përfunduar mbledhjet e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë me Greqinë, Presidenti Erdogan tha: “Çfarë do të thotë kjo? O Greqi, do të thotë të vish në vete. Nuk e mblodhe veten dhe ne e hoqëm Këshillin Strategjik të Nivelit të Lartë. Tani e tutje Mitçotaqis nuk është bashkëbiseduesi im. Pse? Sepse unë merrem me njerëz që e bëjnë politikën me personalitet.

Do të flasësh me mua, do të hamë, do të themi, ‘Mos fusim vende të treta ose persona mes nesh’, do ta premtosh këtë; Pas kësaj do të kalojnë 15 ditë, do shkoni në SHBA, do flisni kundër Turqisë në Kongresin Amerikan. Pse? Për duartrokitjet që ai do të marrë atje. Na vjen keq. Nuk mund të bëjmë asgjë me ta. Ka vetëm një gjë për të bërë; Ne jemi miq me ata që janë miq me ne, por për një gjë ata duhet ta dinë mirë, se ne do të bëjmë atë që duhet me ata që na shikojnë si armik”, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt