Për shkak të përleshjeve në Sudan, shumë vende po kryejnë operacione evakuimi

Vendet që duan të nxjerrin shtetasit e tyre nga Sudani për shkak të përleshjeve mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, vazhdojnë punimet e tyre të evakuimit, transmeton Anadolu.

Mbi 50 vende, përfshirë Türkiye-n, SHBA-në, Kinën, Rusinë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Arabinë Saudite, vazhdojnë evakuimet e shtetasve të tyre nga toka përmes Etiopisë dhe Egjiptit, nga deti përmes portit Port Sudan si dhe përmes rrugëve ajrore.

Avionët ushtarakë dhe të udhëtarëve të vendeve të ndryshme që ulen në aeroportin Port Sudan, marrin shtetasit e tyre që duan të evakuohen nga Sudani dhe i dërgojnë në vendet e tyre. Së fundmi një avion i Forcave Ajrore të Indonezisë siguroi evakuimin e qytetarëve të saj që ndodheshin në vend.