Për tri vjet kjo deputete nuk e tha asnjë fjalë në parlament

Shumica e politikanëve pëlqejnë që të flasin në parlament dhe kështu të dëgjohet zëri i tyre. Por, kështu nuk mendon edhe deputetja nga St.Gallen, Barbara Keller-Inhhelder.

Ajo nuk ka folur asnjë herë të vetme përgjatë 450 orëve të debatit që u zhvilluan në këshillin nacional- dhomën e ulët të parlamentit zviceran, përgjatë kësaj legjislature.

Nuk ka folur, por gjithmonë ka qenë e pranishme.

“Është një vendim i qëllimshëm, sepse të folurit në parlament nuk ndryshon asgjë: vendimet veçse janë marrë përpara debatit nga komisionet dhe në takime grupore”, u shpreh ajo, raportojnë mediat lokale zvicerane.

Fjalimet në parlament, ajo i sheh si shfaqje teatrale për media, duke shtuar se preferon që të ketë debate bilaterale dhe të jetë aktive në atë se çka ndodh prapa skenës.

Çmimi i parë për oratori, i takon Karl Voglerof, njeriut që ka kaluar deri më tani më së shumti kohë në foltore. Fjalimi total i tij është 499 minuta, apo tetë orë.