Në të kaluarën e largët dhe në të tashmen, rinia e çdo shoqërie ka qenë dhe do të mbetet shtylla e rilindjes së saj. Në çdo rilindje, fshehtësia e fuqisë qëndron te rinia, sepse në çdo ide, rinia ka qenë dhe do të mbetet bartëse e flamurit të saj.
“Ata ishin disa djelmosha që besuan në Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe më shumë bindjen. (El-Kehf, 13)
Prandaj, detyrimet tuaja shtohen dhe, në të njëjtën kohë, përgjegjësia juaj rritet. Të drejtat e shoqërisë ndaj jush dyfishohen, ndërsa besimi që jeni të obliguar të ndërtoni bëhet një barrë e rëndë.
Detyrimi juaj është të mendoni thellë, të punoni shumë dhe, në fund, të jeni shenjë e shpëtimit!
Detyrimi juaj është t’i jepni shoqërisë suaj të drejtën që i takon.
Nga: Hasan el-Bena (r.a)








