Përfundon pa zgjidhje konferenca jozyrtare për Qipron në Gjenevë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se nuk kanë gjetur bazën e mjaftueshme të përbashkët për të filluar bisedimet zyrtare në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros.

Dje u zhvillua seanca e fundit e Konferencës jozyrtare për Qipron nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë në formatin 5+1, ku morën pjesë palët qipriote dhe vendet garantuese në ishull, që janë Turqia, Greqia dhe Anglia.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, në deklaratën e bërë pas konferencës, tha: Nuk gjetëm një bazë të mjaftueshme të përbashkët për të filluar bisedimet zyrtare në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros”.

Ai tha se ata janë të vendosur të bëjnë çmos për të vazhduar dialogun dhe për të arritur rezultate pozitive për çështjen e Qipros.

Konferenca jozyrtare për Qipron në Gjenevë në formatin 5+1 kishte filluar në datën 27 prill. /aa