Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias janë përshkallëzuar sërish, duke hyrë në javën e dytë të përleshjeve në zonat kufitare të kontestuara. Ushtria tajlandeze raportoi se situata mbetet “e tensionuar” pranë tempujve Prasat Ta Krabey dhe Prasat Ta Muen Thorn.
Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias tha se forcat tajlandeze sulmuan tre fshatra në provincën Banteay Meanchey dhe kryen edhe sulme ajrore ndaj njërit prej tyre, pa raportime për viktima.
Ushtria Mbretërore e Tajlandës theksoi se nuk ka përmendur asnjë armëpushim dhe se “nuk ka plan” për ndalimin e luftimeve. Ndërkohë, Kamboxhia akuzoi Ushtrinë e Dytë të Tajlandës për përhapje lajmesh të rreme, por njëkohësisht e vlerësoi për publikimin e disa fotografive, edhe pse nga një faqe e paverifikuar.
Banorë kamboxhianë të evakuuar shprehën shqetësim për familjarët e tyre që kanë mbetur të bllokuar në Tajlandë, pasi Kamboxhia ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me fqinjin e saj verior. /mesazhi








