Pesë të arrestuar pas protestave kundër kufizimeve për parandalimin Covid-19

Të paktën pesë protestues janë arrestuar sot në Hagë pas një demonstrate të dhunshme kundër kufizimeve për parandalimin koronavirusit, raportoi ANP.

Demonstruesit akuzohen për hedhjen e gurëve dhe fishekzjarrëve kundrejt oficerëve të policisë dhe për shpërfilljen e udhëzimeve të policisë gjatë ngjarjes, që i detyroi oficerët të hidhnin ujë për të shpërndarë protestuesit.

Protestat nisën menjëherë pasi kryeministri Mark Rutte njoftoi një sërë kufizimesh të reja, të cilat do të zgjasin për tre javë, të hartuara për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, i cili është në rritje në Holandë.

Zyrtarët thanë se nevojiten kufizime në grumbullimet publike dhe lëvizjet në ambjente të hapura si rezultat i shkallës së lartë të infeksionit dhe për shkak se sistemi i kujdesit shëndetësor është duke u mbingarkuar. /atsh