Pesë të vdekur në Turqi pasi një autobus doli nga rruga

Të paktën pesë persona humbën jetën të dielën dhe 38 u plagosën kur një autobus turistik doli nga rruga dhe u rrokullis në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.

Në mesin e viktimave është edhe shoferi i autobusit, transmetojnë mediat turke.

Autobusi turistik po shkonte nga provinca Kutahya në komunën Mudanya në Bursa.

Nuk dihet ende nëse në autobus ka pasur shtetas të huaj. /koha