Banorët e Gazës kanë dënuar ashpër mënyrën si po shpërndahen ndihmat nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga Izraeli.
Sobhi Areef, një banor i Gazës, tha për agjencinë AFP se situata është poshtëruese dhe degraduese.
“Ajo që po ndodh me ne është poshtërim. Turmat na poshtërojnë,” u shpreh ai, pasi vizitoi një nga qendrat e ndihmave të GHF-së. “Shkojmë atje dhe rrezikojmë jetën vetëm për të marrë një thes miell për të ushqyer fëmijët.”
Një tjetër banor, 60-vjeçari Abu Fawzi Faroukh, e përshkroi situatën si “kaotike”.
“Të rinjtë janë ata që kanë marrë ndihmat të parët, dje dhe sot, sepse janë të rinj dhe mund të mbajnë ngarkesa,” tha Faroukh. “Por të moshuarit dhe gratë nuk mund të hyjnë për shkak të turmës së madhe.” /mesazhi




