Po përdorte telefonin në dush, gruaja shtatzënë goditet për vdekje nga rryma elektrike

Një grua shtatzënë në Francë është gjetur e vdekur në vaskë pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike kur po bënte dush

Gruaja po përdorte telefonin e vënë në karikim ndërkohë që ndodhej brenda në vaskë, thonë autoritetet.

Gruaja 21-vjeçare ishte vetëm dy javë larg lindjes kur vdiq në prag të Vitit të Ri në qytetin Saint-Martin-d’Hères pranë Grenoble, Francë, përcjell Albeu.com.

Burri i saj e gjeti të zhytur në ujë dhe pa ndjenja të dielën.

Burri i saj ishte larguar nga shtëpia pa çelësat e shtëpisë, ndërsa gruaja e tij ishte në banjë dhe iu desh të thyejë derën për të hyrë në banjë.

Burri i saj thirri shërbime emergjente, por mjekët nuk ishin në gjendje të shpëtonin gruan ose foshnjën e saj.

Gruaja dhe burri i saj nuk janë bërë publikë. Zyrtarët kanë nisur një hetim për shkakun e vdekjes, por besohet se gruaja është goditur nga rryma elektrike.

Telefoni mobil i viktimës u gjet duke u marrë karikim në afërsi të vaskës. Burri i gruas u dërgua në spital dhe u trajtua për tronditje pasi e gjeti gruan e tij të vdekur.