Policia e qarkut Emery në Utah ndaloi një Aston Martin Valhalla prototip, vlera e të cilit nis nga rreth 1.1 milion dollarë, pasi u raportua se po “digjte rrugën” në autostradën I-70.
Shoferë të tjerë njoftuan autoritetet për drejtim të rrezikshëm, çka çoi dy oficerë të patrullës të bëjnë ndalimin e mjetit.
Hypercar-i ishte në fazë testimi, gjë që u konfirmua edhe nga ngjitëset që tregonin se bëhej fjalë për një makinë hibride me tension të lartë.
Shoferi u shpjegoi oficerëve se po bënte rregullime në sistem, ndërsa reagimi i policëve mbeti miqësor.
Ata i dhanë atij disa këshilla për etikën e drejtimit dhe e lanë ngjarjen të mbyllej pa incidente.
Ende nuk dihet nëse është lëshuar ndonjë gjobë, por episodi u përshkrua si një përvojë “e pazakontë” për policët.








