Policia izraelite arreston 12 palestinezë në Kuds prej të cilëve 6 fëmijë

Policia izraelite ka arrestuar 12 palestinezë, përfshirë 6 fëmijë në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite në një deklaratë me shkrim njoftoi se “Këtë natë u arrestuan 12 banorë të lagjeve At-Tur dhe Al-Iseviyye me arsyen se kanë marrë pjesë në ngjarjet e përjetuara në Kudsin Lindor javën e kaluar “.

Në deklaratë thuhet se arrestimi i 12 palestinezëve është pjesë e operacioneve të tjera të arrestimeve të kryera ditët e fundit nga policia izraelite në Kudsin Lindor.

Në lajmin e televizionit izraelit “Kanal 14” thuhet se 6 prej palestinezëve të arrestuar janë nën moshën 18-vjeç.

Po ashtu në lajm vihet në dukje se gjykata izraelite ka zgjatur afatin e arrestit për 13 palestinezët e tjerë të arrestuar në ditët e fundit.

Sipas lajmit të gazetës “Yediot Ahronot”, policia izraelite të enjten më 27 janar arrestoi 45 palestinezë në ngjarjet e shënuara në zona të ndryshme të Kudsit Lindor nën pushtim.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit. /aa