Polonia: Barriera me Bjellorusinë gati në gjysmën e parë të 2022

Polonia dëshiron që një barrierë kufitare me Bjellorusinë të jetë gati në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për të mbrojtur kufirin e jashtëm të Polonisë dhe BE-së, njoftoi ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski.

Kaminski beson se një projektligj do të mbërrijë së shpejti te presidenti, i cili me siguri ”do ta kthejë atë në ligj”.

“Nesër, amendamentet e Senatit do të votohen nga Sejmi (Dhoma e Ulët)”, theksoi Kaminski në një program televiziv publik polak.

Projekti përfshin ndërtimin e një pengese të teknologjisë së lartë me një sistem monitorimi dhe sensorë lëvizjeje.

Kaminski tha se ”barriera do të ishte një element i rëndësishëm i sigurisë së vendit”.

”Për arsye politike, Polonia u sulmua nga një regjim armiqësor”, theksoi ministri, duke shtuar se ”vala e emigrantëve që mbërriti në Poloni nuk ishte një gjë normale pasi diçka e keqe ndodhi në kufijtë tanë”.

”Turizmi migrator plotësisht artificial është ajo me të cilën kemi të bëjmë”, përfundoi ai.

Polonia po përpiqet të frenojë fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që kalojnë në Poloni nga Bjellorusia. /atsh