Porsche zbulon dy modele të reja të “biçikletave elektrike” – çmimi do të jetë befasues

Porsche sapo ka bërë të ditur se vjen me dy “biçikleta elektrike” të reja, Cross Performance dhe Cross Performance EXC.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Porsche kërkon mesatarisht 14,800 dollarë mes dy modeleve të reja.

Siç bëhet e ditur, Porsche bashkëpunoi me Rotwild, prodhuesin e “biçikletave elektrike malore të nivelit të lartë” për të krijuar Cross Performance dhe Cross Performance EXC.

Në fund, dizajni me të cilin ka dalë thuhet se është frymëzuar nga linja e 911 dhe Taycan.

Secila prej biçikletave të reja përdor një motor elektrik Shimano EP-801 dhe një paketë baterie 630 Wh.