Portugali, të paktën 8 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë

Të paktën tetë persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në zjarrin që shpërtheu në një ndërtesë në qendër të qytetit portugez Tondel, 250 kilometra në veri të Lisbonës, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri në ndërtesën dy katëshe u shkaktua pas shpërthimit të një shporeti me dru, kurse sipas Mbrojtjes civile së paku 50 persona janë plagosur, disa prej të cilëve kanë pësuar plagë të rënda.

Dëshmitarë okularë thonë se zjarri shkaktoi panik në mesin e rreth 60 njerëzve të cilët ndodheshin në ndërtesë ku merrnin pjesë në një turne të popullarizuar të lojës me letra.

Deri tek paniku erdh edhe si pasojë e tymit të dendur që përfshiu hapësirat e ndërtesës. Dhjetra zjarrfikës dhe dy helikopterë shpëtimi me shpejtësi arritën në vendin e aksidentit për të evakuuar të lënduarit.