Presidenti brazilian akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë

Jair Bolsonaro

Komiteti hetimor i senatit brazilian miratoi një raport që kërkon që presidenti Jair Bolsonaro të paditet për nëntë krime që lidhen me keqmenaxhimin e pandemisë. Raporti i përgatitur nga opozita është më shumë se 1. 300 faqe.

Në të rekomandohet që presidenti të përballet me akuza penale nga shitja e lajmeve të rreme, keqpërdorimi i fondeve publike deri te krimet kundër njerëzimit.

Më shumë se 600.000 njerëz në Brazil kanë humbur jetën për shkak të COVID.

Që nga fillimi i pandemisë, Bolsonaro ka sabotuar masat kufizuese të propozuara nga liderët lokalë si një mënyrë për të parandaluar infektimet. Ai gjithashtu ka promovuar dezinformata, ku ka deklaruar se vaksinat Covid shkaktojnë SIDA.

Në lidhje me akuzat, presidenti Bolsonaro thotë se ai nuk është “fajtor për asgjë” dhe mbrohet duke shtuar se aksionet e tij kanë mbrojtur ekonominë që të jetë e hapur dhe që të varfërit që të mos jenë në vështirësi.

Raporti duhet të vlerësohen nga prokurori i përgjithshëm i Brazilit, një i emëruar nga Bolsonaro, i cili pritet të mbrojë presidentin. /euronews