Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Kazakistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është nisur drejt kryeqytetit të Kazakistanit, Astana, për të marrë pjesë në Konferencën për Rritjen e Bashkëpunimit dhe Masave të Besimit në Azi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga guvernatori i Ankarasë dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Astana, presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.