Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti sot në takim në Kompleksin Presidencial Princin e Kurorës të Jordanisë, Al Husein bin Abdullah II, raporton Anadolu.
Liderët diskutuan lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, thanë burimet diplomatike.
Türkiye dhe Jordania janë në kontakt të ngushtë për t’i dhënë fund luftës izraelite në Rripin e Gazës.
Kohët e fundit, zyrtarët turq, përfshirë presidentin Erdoğan, e vlerësuan si të “papranueshëm” planin për të zhvendosur palestinezët në Egjipt, Jordani ose në ndonjë vend tjetër të tretë.


