Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq në vizitë zyrtare në Maqedoninë e...

Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska‑Davkova e priti me ceremoni zyrtare dhe nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, raporton Anadolu.

Mikpritja u organizua në Villën “Vodno” në kryeqytetin Shkup.

Pas pritjes, do të zhvillohet një takim ballë për ballë dhe një mbledhje plenare e delegacioneve.

Në kuadër të vizitës do të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Këshillave Rinorë pranë kabineteve të dy presidentëve.

Pas takimeve, Siljanovska‑Davkova dhe Milatoviq do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Gjatë vizitës së tij, Milatoviq do të mbajë gjithashtu fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 96-të.