Presidenti i SHBA-së dhe kryeministri britanik takohen në Belfast

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i britanik, Rishi Sunak, u takuan në Belfast, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Premtes së Mirë/Belfastit, të dy udhëheqësit zhvilluan bisedime në Hotelin Grand Central në Belfast, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Irlandës së Veriut.

Duke përshëndetur Biden, Sunak tha se Marrëveshja e Belfast-it e “ka transformuar Irlandën e Veriut në një vend të lulëzuar që shohim sot”.

“Fokusi im është në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për njerëzit këtu dhe në mbarë Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai në twitter.

Ndërkohë, liderët e partive politike në Irlandën e Veriut kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan.

Biden do të niset për në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, pas fjalimit të tij në Universitetin Ulster.