Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të shtunën se Pekini shpreh keqardhjen për situatën në Ukrainë.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të krijojë kushte dhe një mjedis të favorshëm për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të krijojë mundësinë për një zgjidhje politike, në vend që t’i shtojë benzinë zjarrit dhe të rrisë tensionet”, tha Xi.
“Shkaku kryesor i krizës në Ukrainë janë tensionet rajonale të sigurisë në Evropë që janë krijuar gjatë viteve”, tha ai përmes një lidhjeje me video me liderët e BE-së.
Xi tha se zgjidhja thelbësore do te ishte përshtatja e shqetësimeve legjitime të sigurisë të të gjitha palëve përkatëse, duke shtuar se në ditët e sotme kornizat e sigurisë globale dhe rajonale nuk duhet të ndërtohen më sipas mentalitetit të Luftës së Ftohtë.
Presidenti kinez tha se Kina mbështet Evropën, veçanërisht BE-në, në rolin e saj parësor, Rusinë, SHBA-në dhe NATO-n në zhvillimin e një dialogu për të përballuar tensionet që janë krijuar gjatë viteve dhe për të gjetur zgjidhje. /atsh





