Presidenti Trump pret Princin e kurorës së Abu Dhabit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump ,do të presë sheikun Mohammed bin Zayed al-Nahyan, gjithashtu Princ i kurorës së Abu Dhabit, në Shtëpinë e Bardhë më 15 maj.

Lajmi u bë zyrtar nga tha Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme martën.

Zëdhënësi Sean Spicer tha se Trump e shikonte takimin me një udhëheqës të Emirateve të Bashkuara Arabe si një “mundësi për të thelluar bashkëpunimin me partnerin kyç të Amerikës në Lindjen e Mesme”.