Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk dhe kryeministri malajzian diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale

Presidenti turk dhe kryeministri malajzian diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Malajzisë po përparon në një nivel të shkëlqyer në të gjitha fushat dhe se përpjekjet po vazhdojnë për të forcuar edhe më tej këto marrëdhënie.

Presidenti turk gjithashtu tha se Turqia po monitoron nga afër situatën e konfliktit që ka filluar në Iran dhe që është përhapur në rajon, duke paralajmëruar se një “konflikt i zgjatur mund të sjellë sfida edhe më të vështira për rajonin”.

Ai shtoi se Turqia po punon për t’u rikthyer në diplomaci dhe se kontaktet me liderët e orientuar drejt paqes do të vazhdojnë.