Presidenti turk Erdoğan uron paqe me rastin e Kurban Bajramit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu urime për festën e Kurban Bajramit, duke uruar paqe dhe qetësi në gjithë Turqinë dhe në rajonin më të gjerë, transmeton Anadolu.

“Uroj me gjithë zemër kombin tonë dhe botën islame me rastin e Kurban Bajramit”, ka shkruar ai në X.

“Shpresoj që kjo festë të sjellë paqe në zemrat tona, qetësi në vendin tonë dhe paqe në gjeografinë me të cilën kemi lidhjen shpirtërore, veçanërisht në Palestinë dhe Sudan”, shtoi ai.

Festa muslimane e Kurban Bajramit, ose Festa e Sakrificës, përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij me urdhër të Zotit.