Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka theksuar nevojën urgjente për një armëpushim në Gaza dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, gjatë një seminari të mbajtur të enjten në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano, Itali.
“Situata në Gaza është tragjike dhe katastrofike,” deklaroi Metsola. “Është e papranueshme të vazhdohet të injorohet kjo katastrofë humanitare që po ndodh atje.” /mesazhi








