Tre cisterna të huaja të naftës u kthyen në drejtim të Gjirit pasi u përpoqën të kalonin përmes rrugë së “paautorizuar” në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot transmetuesi shtetëror iranian IRIB, transmeton Anadolu.
Anijet kishin kërkuar të kalonin tranzit përmes korridorit jugor të ngushticës pa u koordinuar me autoritetet iraniane, duke nxitur ndërhyrjen e Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), tha ajo.
Marina lëshoi paralajmërim rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale për të gjitha anijet në Gjirin dhe Detin e Omanit, duke deklaruar se një rrugë alternative e sapo shpallur për kalimin e ngushticës e krijuar pa koordinim me Teheranin ishte “e paligjshme, e papranueshme dhe shumë e rrezikshme”, sipas raportit.
Administrata për Menaxhimin e Ujërave të Gjirit të Iranit paralajmëroi veçmas se kalimi i paautorizuar jashtë rrugëve të përcaktuara nga Irani mund të krijojë rreziqe sigurie dhe të rezultojë në refuzimin e anijeve nga shërbimet e lundrimit. Ai tha se përgjegjësia për çdo pasojë do të binte mbi pronarët, operatorët dhe komandantët e anijeve.




