Prodhuesit e makinave “në garë” për të siguruar metalet e rralla

Prodhuesit globalë të makinave po përballen me një sfidë serioze për sigurimin e elementeve të rrallë, të cilat janë thelbësore për pjesë si motorët, pasqyrat, sensorët dhe sistemet e frenimit, sidomos tek automjetet elektrike.

Kjo pasi që, Kina, që kontrollon pjesën më të madhe të prodhimit global, ka vendosur kufizime të reja eksporti, duke krijuar shqetësime për mungesa pjesësh dhe mbyllje fabrika.

Ndërkohë, kompani të ndryshme po shohin klientë të gatshëm të blejnë elemente të rralla kudo tjetër përveç Kinës.

Ekspertët paralajmërojnë se për “metale të rralla”, Kina dominon me kapacitete të përpunimit, duke e bërë shumë të vështirë gjetjen e alternativave.

Si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë, SHBA dhe Australia nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e projekteve të “mineraleve kritike”.

Ndërkohë, industria e riciklimit të elementeve të rralla nga makinat e vjetra është në faza të hershme dhe duhet të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme për të pasur ndikim real.

Kompania Neutral aktualisht riciklon elemente të rralla nga rreth 400,000 makina në vit në Francë, por sfida mbetet e madhe për ta skalabilizuar procesin.

Ekspertët thonë se situata është shumë e tensionuar dhe prodhuesit duhet të veprojnë shpejt për të shmangur krizën.