Prokurori i GJNP-së ka kërkuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, ministrin e mbrojtjes dhe 3 liderë të Hamasit

Karim Khan

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) ka kërkuar urdhra arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant në lidhje me veprimet e tyre gjatë luftës shtatë mujore.

Karim Khan, prokurori i ICC-së ka kërkuar gjithashtu arrestimin e tre udhëheqësve të Hamasit: Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh.