Kryeprokuroria e Arabisë Saudite njoftoi se ka kërkuar dënim me vdekje për 5 persona në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Në deklaratën e kryeprokurorisë tuhet se kufoma e Khashoggit është copëtuar në konsullatë dhe se njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Khashoggit ka prishur kamerat në konsullatë.
Gjithashtu është deklaruar se janë siguruar pamje të përafërt të bashkëpunëtorit që pranoi kufomën e Khashoggit.
“Urdhrin për formimin e një ekipi për vrasjen e Khashoggit e dha ish-zëvendës shefi i inteligjencës”, është bërë e njohur nga prokuroria.
Kryeprokuroria saudite njoftoi ndalesë udhëtimi për ish-këshilltarin e Gjykatës Mbretërore, Saud al-Kahtani.