Protesta anti-fashiste në Romë. Kërkohet përjashtimi nga parlamenti i “Forza Nuova”

Mijëra italianë dolën në shesh duke bërë thirrje për përjashtimin e të djathtës ekstreme, pasi një protestë paqësore kundër certifikatës green pass degjeneroi në dhunë autorë të së cilës akuzohen neofashistët.

Duke mbajtur pankarta që lexonin: “Kurrë më Fashizëm”, protestuesit në sheshin Shën Xhovani, bënë thirrje që të përjashtohet grupi parlamentar i deklaruar publikisht si neofashist Forza Nuova.

Udhëheqësit e kësaj force ishin në mes të arrestuarve për nisjen e trazirave në protestë e 9 tetorit dhe shkatërrimin me dhunë të zyrave kryesore të sindikatës tregtare CGIL.

Skenat e dhunës të shkaktuara nga neofashistët kthyen vëmendjen mbi trashëgiminë fashiste të vendit në kohën e Mussolinit.

Organizatorët u shprehën se 200 mijë njerëz u mblodhën në shesh për të protestuar kundër grupit neo-fashist. Një peticion është duke u zhvilluar gjithashtu për përjashtimin e Forza Nuova nga parlamenti, ku deri më tani janë mbledhur mbi 100 mijë firma. /tch