Sa herë që shoh mizorinë jashtëzakonshme të njeriut, më rikthehet në mendje pyetja sfiduese që i bëjnë Islamit disa skeptikë: “A nuk është e padrejtë që një njeri të vuajë përgjithmonë për të këqijat që bëri gjatë një jete të kufizuar?
A është e drejtë që për shtatëdhjetë vjet gabime të ndëshkohet përjetësisht?”
▪️Dr. Mustafa Mahmud ka një përgjigje ndriçuese: njeriu nuk dënohet përjetësisht thjesht vetëm për veprimet që kreu, por sepse natyra e tij ishte deformuar aq shumë sa është bërë djallëzor, natyrë e ngjashme me zjarrin, dhe vendi i tij natyror është pikërisht zjarr. Veprimet e tij nuk janë thjesht gabime njerëzore, por janë veprime djallëzore. Nëse ky njeri do të kishte jetuar përjetësisht në tokë, ai do të kishte vazhduar të bënte të njëjtat krime, sepse natyra e tij tashmë ishte formuar nga e keqja që kishte bërë.
Jo vetëm kaq: edhe sikur të kthehej nga Bota tjetër, pasi të shihte vuajtjen me sytë e tij, do të kthehej përsëri te e njëjta natyrë dhe te të njëjtat veprime të këqija. Kjo është pikërisht ajo që tregon Kur’ani:
“Dhe sikur të ktheheshin, do të ktheheshin te ato që u ndalohej.”
Një vëzhgim tjetër që mbështet këtë kuptim është se banorët e zjarrit në Boten tjeter flasin, diskutojnë, debatojnë dhe fajësojnë njëri-tjetrin, diçka që kërkon përqendrim dhe mendim të organizuar, aftësi që nuk mund t’i përballonin në ndonjë zjarr të tokës.
Kështu, vuajtja nuk është thjesht një ndëshkim fizik, por një përputhje me natyrën e këtyre njerëzve pas korrupsionit të thellë moral.
Hoxhë Halil Avdulli









