Putin i bën thirrje Armenisë të zbatojë armëpushimin me Azerbajxhanin

Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi në telefon me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan për herë të dytë brenda një jave. Ai i kërkoi Pashinyanit të respektojë armëpushimin në vijën e kontaktit.

Azerbajxhani dhe Armenia shpallën një armëpushim me ndërmjetësimin e Rusisë (më 9 nëntor 2020).

Por Armenia nuk respekton protokollet për Karabakun.

Armenia po i reziston hapjes së Korridorit Zangezur, i cili do të lidhë Turqinë dhe Azerbajxhanin.

Ky qëndrim i Erevanit shkaktoi tension në linjat e kontaktit të Karabakut. Azerbajxhani ia përcolli Moskës shqetësimin e tij.

Putin ndërhyri dhe foli me Pashinyan në telefon për herë të dytë brenda një jave.

Putini i kërkoi Pashinyanit të hapte sa më shpejt korridorin e Zangezur. Ai gjithashtu kërkoi t’i jepet fund shkeljeve të armëpushimit në vijën e frontit dhe paralajmëroi se “dispozitat e marrëveshjes duhet të zbatohen plotësisht në terren”.

Bëhet e ditur se janë bërë përgatitjet për një takim të ri që do të mbledhë liderët e Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë çështje.

Çështja e Karabakut është gjithashtu në agjendën e Bashkimit Evropian (BE). Brukseli po përgatitet të presë liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë në mes të dhjetorit.

Në deklaratën e BE-së bëhet e ditur se presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Presidenti i Armenisë, Pashinyan e kanë pranuar këtë takim. /trt