Që të mos jemi naivë…
—–
“Rreziku është Islami i ekulibruar, sepse ai ka një projekt të zbatueshëm, ndërsa Islami “ekstremist” është në rrugë të mbaruar.”
Vite më parë, pata një bisedë të rastësishme me një studente të Bernard Lewis-it, orientalist i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj arabëve dhe myslimanëve. Ajo më parashtroi disa pyetje, ndërsa unë iu përgjigja sipas metodës sime: me një gjuhë të arsyeshme dhe qëndrime të ekulibruara, të cilat i kam shprehur edhe në librat e mi. Megjithatë, vura re se sa më të qeta dhe të balancuara ishin përgjigjjet e mia, aq më shumë rritej tensioni i saj.
Disa ditë më vonë, lexova një artikull të saj, të botuar në revistën Politika Ndërkombëtare të Fondacionit Al-Ahram, ku ajo shkruante: “Rreziku është Islami i ekulibruar…”
Kjo tregon se problemi nuk qëndron thjesht te keqkuptimi i Islamit, por te refuzimi për ta parë atë ashtu siç është në të vërtetë. Përndryshe, si shpjegohet kjo vëmendje disproporcionale ndaj lëvizjeve radikale, kur dihet se ato përbëjnë vetëm një segment të kufizuar krahasuar me shumicën dërrmuese të myslimanëve?
Tradita islame ka njohur një varg mendimtarësh reformues dhe të ekulibruar, por megjithatë, mbi mendimin e tyre nuk është hedhur kurrë dritë e mjaftueshme.
——
(Dr. Muhamed Amara, “Sheriati dhe Jeta”, 18 gusht 2002)
Hoxhë Vladimir Kera








