Qeveria finlandeze për dy vite u dha paga të papunëve për t’i motivuar të kërkojnë punë

Qeveria finlandeze ka publikuar sot rezultatet e para të eksperimentit dyvjeçar që u garantonte pagë të papunëve, eksperiment ky që ka përfunduar muajin e kaluar.

Ky eksperiment kishte për qëllim të motivojë të gjithë personat që përfitojnë pagë pa punuar, që të kërkojnë punë dhe të punojnë. Megjithatë rezultatet kanë dëshmuar të kundërtën, ata vetëm sa janë pasuruar më shumë dhe nuk kanë një kërkuar një vend pune, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj periudhe mbi dymijë finlandezë ishin bërë evropianët e parë që u është garantuar paga pa punuar, duke marrë kështu rrogë nga shteti çdo muaj pavarësisht nëse kanë gjetur punë apo kanë qëndruar në shtëpi duarkryq.

Me këtë eksperiment Finlanda ka dashur ta testojë një nga alternativat për ripërtrirjen e mbrojtjes sociale, që është një problem kyç që pritet të zgjidhet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në prill të këtij viti. /Telegrafi/