Qindra njerëz u mblodhën në qendër Brukselit për të protestuar kundër disa kurseve të reja me përmbajte të ashpër seksuale për fëmijët e klasave gjashta, që kanë shkaktuar revoltë në pjesën frëngjisht folëse të vendit.
Një nga kurset e kontestuara të edukatës seksuale, i quajtur EVRAS është prezantuar nga ministrja e arsimit Caroline Desir si një leksion dy-orësh me pedagogë të jashtëm, por ka hasur akuza të ashpra nga prindërit që akuzojnë për seksualizim e abuzim të fëmijëve.
Revolta e përhapur në rrjetet sociale ka gjetur mbështetje në pjesën konservatore të popullatës, rrethet katolike e muslimane.
Mes pankartave të sotme nga qytetarët gjendeshin parullat “Larg duart nga fëmijët” apo “Mos mohoni rolin e prindërve”.
Cindy , e shoqatës së prindërve të Liége tha se zyrtarët nuk u japin përgjigjet e duhura prindërve por vetëm i akuzojnë ata si ekstremistë.
“Ne jemi vetëm prindër të shqetësuar që kërkojmë përgjigje dhe politikanët nuk po na i japin. Nëse vihet në dyshim politikat e tyre të dyshimta ata na etiketojnë si ekstremistë, konspiracionistë, edhe kur ne bëjmë pyetje legjitime”.
Mehdi Minyaoui, koordinator i një grupi të ngjashëm qytetarësh nga Brukseli mbështeste parafolësen:
“Ne kërkojnë që prindërit të kenë të drejtë të vendosin nëse fëmijët e tyre të bëjnë këto kurse. Kjo ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes.” /topchannel
In Belgium, there are protests against sex education in schools The Evras sex education program for children has been in place for several years, but its mandatory introduction into Belgian schools has now sparked protests. pic.twitter.com/e8FqBW4Nxg
— Peacemaker (@peacemaket71) September 22, 2023