Pas thirrjes së aktivistes Greta Thunberg për të ushtruar presion ndaj qeverisë suedeze për lirimin e saj dhe aktivistëve të tjerë nga Izraeli, Ministria e Jashtme e Suedisë deklaroi se mund të ofrojë mbështetje konsullore për të dhe për çdo shtetas tjetër suedez.
Megjithatë, në një deklaratë të fundit, Ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard tha se vlerësimi aktual është se aktivistët në bordin e anijes Madleen nuk janë në rrezik dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë për ndihmë konsullore.
Ajo theksoi se qeveria suedeze prej më shumë se 10 vitesh ka këshilluar kundër udhëtimeve në Gaza dhe se ata që zgjedhin të udhëtojnë atje mbajnë një farë përgjegjësie për veprimet e tyre.
Deklaratat e saj, për momentin, nuk janë aq të ashpra sa ato të qeverive të tjera në situata të ngjashme. /mesazhi





