Qyteti më i sigurt në botë për vitin 2021 ndodhet në Europë

Kopenhagen

Siguria ka qenë prej kohësh një shqetësim kryesor për udhëtarët kur bëhet fjalë për të vendosur se cilin destinacion të vizitoni.

Renditja nga CSI këtë vit është bërë duke u bazuar në disa faktorë si: siguria digjitale, siguria shëndetësore, infrastruktura, siguria personale, dhe siguria mjedisore si kategori e re këtë vit.

Ndërsa qytetet aziatike si Tokio, Singapori dhe Osaka kanë zënë vazhdimisht vendet e para vit pas viti, është një destinacion evropian ka zënë fronin pozicionin numër një për 2021.

Kopenhagen është shpallur qyteti më i sigurt në botë për herë të parë, duke shënuar 82.4 pikë nga 100 të mundshëm në raportin vjetor.

Kryeqyteti i Danimarkës u hodh nga vendi i tetë në vitin 2019 në krye të listës, kryesisht falë futjes së një seksioni të sigurisë mjedisore, në të cilën qyteti rriti edhe sigurinë e qytetarëve.

Toronto i Kanadasë sapo humbi vendin e parë, duke u renditur në të dytin me 82.2 pikë, ndërsa Singapori është i treti me 80.7 pikë.

Edhe pse Sidnei doli i katërti, me 80.1 pikë, qyteti australian kryesoi kategorinë e sigurisë dixhitale, ndërsa në vendin e pestë u rendit Tokio me 80.0 pikë.

Ndërkohë, edhe pse Sidnei është radhitur i katërti me 80,1 pikë, ky qytet australian është vlerësuar më së shumti në kategorinë e sigurisë digjitale.

Kryeqyteti i Holandës, Amsterdami është renditur i gjashti me 79,3 pikë, Wellingtoni i Zelandës së Re i shtati me 79 pikë, Hong Kongu dhe Melbourni janë radhitur të tetat, secila me nga 78.6 pikë, ndërkaq kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi ka mbetur në pozitën e 10-të, me 78 pikë. /tiranapost