Qyteti në Egjipt mbushet me akrepa pas stuhisë së furishme, tre persona vdesin nga sulmi qindra të tjerë janë plagosur

Akrepat në Egjipt kanë thumbuar për vdekje tre persona në qytetin jugor të Aswanit, pasi stuhitë e forta i sollën ata në rrugë dhe shtëpi.

Rreth 450 persona të tjerë u plagosën nga pickimi i tyre, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë.

Stuhia me breshër dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil të premten ishte shumë e furishme, raporton CNN. /tiranapost