Racizmi i policisë europiane me minoritetet, publikohet raporti

Njerëzit që janë pjesë e minoriteteve etnike në Europë ndalohen më shpesh nga policia në krahasim me të tjerët. Dhe shpesh herë nuk trajtohen me respekt.

Janë këto rezultatet e një studimi të ri të Agjencisë europiane për të drejtat thelbësore. Në këtë raport të shkurtër, për herë të parë janë krahasuar eksperiencat e popullsisë në përgjithësi, me to të emigrantëve dhe minoriteteve etnike kur bëhet fjalë për ndalimet nga policia në Europë.

Në këtë mënyrë dalin në pah ndryshime të dukshme në këto eksperienca; gjë që mund të ketë pasoja në besimin e personave tek policia. Raporti konfirmon se ka shumë situata në të cilat është e ligjshme të ndalohen personat – kur hetohet për një krim apo nëse kërkohet për drogë.

Me këtë raport enti për të drejtat e njeriut me seli në Vjenë, shpreson të tërheqë vëmendjen e politikanëve për këto probleme si dhe të inkurajojë iniciativa në të cilat policia mund të marrë një trajnim më shumë për kryerjen e arrestimeve. Por një gjë e tillë kërkon para dhe vullnet politik për t’u realizuar. /abcnews