Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë për...

Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë për t’i afruar edhe më tej dy vendet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke theksuar se shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me fituesin e zgjedhjeve, kreun e partisë Tisza, Peter Magyar, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se ka qenë një kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojë me kryeministrin në largim, Viktor Orban dhe sipas tij të dëshmojë nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë.

“I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, ka shtuar Rama.

“Përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”, është shprehur Rama.

Partia opozitare Tisza në Hungari fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe është projektuar të marrë dy të tretat e ulëseve në Parlamentin e Hungarisë të përbërë nga 199 deputetë. Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet në Hungari, duke i dhënë fund pushtetit të tij 16-vjeçar.