Rama në Davos: Revolucioni digjital dhe sulmi kibernetik, në agjendën e forumit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa foto nga takimet që ka pasur me liderë të ndryshëm evropianë.

Kreu i qeverisë theksoi se revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj vendit tonë kanë zënë vend në agjendën tre ditore të këtij forumi.

“Sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kanë zënë vend në agjendën tre ditore të debateve të larmishme të këtij forumi me prestigj të madh ndërkombëtar”, shkroi Rama në Facebook. /euronews