Raportet: Bekgjika mbyllë sytë përballë diskriminimit

Në Belgjikë 76 përqind e dosjeve për ankesat në lidhje me diskriminimin janë mbyllur pa u kryer asnjë veprim ligjor.

Sipas raportit të Qendrës Federale të Shanseve të Barabarta mësohet se nga 4.517 aplikime të kryera në lidhje me diskriminimin në 5 vitet e fundit janë zbatuar procedura ndëshkuese vetëm për rreth 5.5 përqind të tyre.

Parlamenti i Belgjikës në vitin 2007 kundër diskriminimit vendosi në zbatim tre ligje të rëndësishme.

Rregulloret ligjore në Belgjikë kundër diksriminimit në teori ofrojnë mbrojtje në më shumë fusha se nga disa vende në Evropë.

Në vend ndodhen rregullore ligjore në më shumë se 19 fusha kundër diskriminimit si kundër besimit fetar, racës, moshës, kombësisë.

Ndërsa në anën tjetër në raportin e Qendrës së Shanseve të Barabarta, thuhet se rregulloret ligjore kanë mbetur pa rezultate dhe se duhet të shënohet përparim në luftën kundër diskriminimit.