Raundi i 64 i bisedimeve konsultative Turqi-Greqi do të mbahet në Athinë

Raundi i 64 i bisedimeve konsultative që zhvillohet mes Turqisë dhe Greqisë do të mbahen në Athinë më 22 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme, pas raundit të 63 të bisedimeve konsultative që u mbajt në Ankara në tetor, raundi i 64 i bisedimeve do të mbahet në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Bisedimet e para që u zhvilluan në vitin 2002, filluan me qëllim për të përgatitur bazë për zgjidhje të “drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse” që mund të pranoheshin nga palët për problemet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë.

Përfaqësuesit e dy vendeve deri në vitin 2016 kanë zhvilluar 60 takime dhe që nga kjo datë e deri në vitin 2021 nuk janë zhvilluar më bisedime.

Palët vendosën vazhdimin e bisedimeve në vitin 2021 ndërsa për bisedimet ku në atë periudhë përcaktoheshin me termin “eksploruese” u përdor termi “konsultative”. /aa